Flash

Përkrahu Ramazan Rrajën në ngjarjen në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari

Lapsi.al 24 December 2021
Përkrahu Ramazan Rrajën në ngjarjen në Lezhë,

Ardit Luli 21-vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal është vënë në pranga ditën e sotme në Lezhë.

Policia bën me dije se i riu mbante armë pa leje në banesë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik me 2 krehëra dhe 132 fishekë luftarak. Gjithashtu, nga veprimet hetimore  dyshohet se 21-vjeçari është përkrahës i autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, ku hynë të armatosur disa persona të maskuar, mes të cilëve edhe Ramazan Rraja.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit Ardit Luli.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Të këshilluara

Çekia shtrëngon masat kundër COVID-19

Republika Çeke ka një muaj që është në gjendje të jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria më 25 nëntor, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, duke rikthy...

09:25

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI