Flash

Varianti Omicron në Shqipëri/ Komiteti i Ekspertëve: Janë konfirmuar dy rastet e para

Lapsi.al 23 December 2021
Varianti Omicron në Shqipëri/ Komiteti i Ekspertëve: Janë

Dy persona të infektuar me koronavirus në vendin tonë janë bartës të variantit “Omicron".  Lajmin e ka dhënë kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli. Prezencën e mutacionit u konfirmua pas analizave të kryera në Gjermani. Ndërkohë kryetarja e Komitetit të Ekspertëve deklaroi se në vend vijon të mbizotërojë varianti Delta. Rakacolli tha se situata epidemiologjike është paraqitur e qëndryeshme në dy javët e fundit.

"Siç në dijeni prej disa javësh në botë po qarkullon Omicron. Komiteti bën me dije se është konfirmuar dyshimi i specialistëve për praninë e Omicron edhe në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori në Gjermani. Megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta. Si jeni në dijeni situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme edhe në dy javët e fundit si në drejtim të rasteve të reja ditore edhe në drejtim të rasteve që kërkon trajtim spitalor“, tha Rakacolli.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI