Flash

Skandali i publikimit të pagave, reagon Shehaj: Thesari i shtetit ka paguar 30 milionë dollarë për tendera sekretë

Lapsi.al 23 December 2021
Skandali i publikimit të pagave, reagon Shehaj: Thesari i shtetit ka paguar

Deputeti Agron Shehaj ka denoncuar aferat e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ose AKSHI, e cila sipas tij, ka zhvilluar tendera sekretë me vlerë 30 milionë Euro me justifikimin për të ruajtur sekretin e të dhënave.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Shehaj shkruan se kompanitë e miqve të qeverisë dhe ish-ministrave marrin miliona dollarë nga buxheti i shtetit në tenderat sekretë të AKSHI-t. Ai shton se argumenti me të cilin AKSHI justifikon këto tendera sekretë është ai i sigurisë së të dhënave, por që nuk funksionon pasi në rrjetet sociale prej ditës së djeshme po qarkullon databaza me pagat e 630 mijë qytetarëve.

"Në dy vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, thesari i shtetit ka paguar 30 milionë dollarë për tendera sekretë.

Pjesa dërrmuese e tyre janë tendera të zhvilluar nga AKSHI , pa gare dhe pa transparence, dhe përfituesit më të mëdhenj të këtyre parave janë një grusht kompanish të lidhura ngushtë me pushtetarë të lartë dhe familjarë të tyre.

Dy nga kompanitë që kanë marrë 7 milionë euro nga tenderat sekretë të AKSHI-t janë FASTECH-u i famshëm i themeluar nga Ilir Beqaj dhe Advanced Business Solutions, një kompani me lidhje te ngushta me pushtetarët.

Pra kompanitë e miqve të qeverisë dhe ish ministrave marrin miliona dollarë nga buxheti i shtetit në tenderat sekretë të AKSHI-t, dhe argumenti se si AKSHI justifikon këto tendera sekretë është ai i sigurisë së të dhënave.

Sot të gjitha të dhënat sensitive të qytetarëve dhe biznesit, pagat e tyre, numrat personalë, etj, kanë dalë në Pazar.

Të vetmet gjëra që AKSHI mban sekrete në mënyrë rigoroze janë tenderat, ku abuzohet me paranë publike. AKSHI është institucioni shtetëror i ngarkuar nga ligji për menaxhimin dhe sigurinë e gjithë infrastrukturës shtetërore të IT-së.

Sot drejtoresha e AKSHI-t dhe i gjithë stafi i saj përgjegjës për sigurinë e të dhënave duhet të ishin persona nën hetim dhe do duhej t’u ndalohej hyrja në zyrë për të shmangur prishjen e provave.

Në vend të kësaj, pas pak drejtoresha e AKSH-it do të dalë para mediave bashkë me kryeministrin për të mbrojtur tenderat sekretë që u jep kompanive të pushtetarëve dhe familjarëve të tyre. Dhe mesazhi për prokurorinë nga kjo dalje është e qartë. Mos hetoni. Se pas AKSHI-t është qeveria. Pas tenderave korruptive të AKSHI-t janë qeveritarët", shkruan Shehaj në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Policia boshnjake bastis zyrat e partive serbe

Policia boshnjake të mërkurën e bastisi selinë qendrore të Partisë Popullore Serbe si masë kundër prirjeve separatiste nga disa nga udhëheqësit serbë të Bosnjës...

11:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI