Flash

Silva Bino: Kemi arritur 40% të vaksinimit, kryesojnë bashkitë

Lapsi.al 23 December 2021
Silva Bino: Kemi arritur 40% të vaksinimit, kryesojnë bashkitë

Epidemiologia Silva Bino ka raportuar për ecurinë e vaksinimit në vend. Në një konferencë për mediat, Bino deklaroi se deri më tani është arritur 40% e mbulesës vaksinale në vend dhe 50% për grupet e targetura. Sipas saj janë 2 milionë  e 700 mijë vaksina të ndara mes Pfizer, Coronavac dhe Astrazeneca, por mbizotëron vaksina Pfizer. Bino theksoi se përqindje më të lartë  të vaksinimit kanë bashkitë, ku në Tiranë është 57%, dhe Himara me 80%.

“Përqindje të lartë vaksinimi Bashkia e Tiranës që është mbi 57%, bashkia e Himarës Himara 80% e vaksinimit. Janë dhe disa bashki ku po punohet. Kemi një besueshmëri të lartë të popullatës te personeli shëndetësor që është shumë e rëndësishme.  Është një rritje e menjëhershme për dozat e treta, në dy javët e fundit si një masë për parandalimin e Omicron në vend që është tejet infektues. Edhe vaksinimi ndaj gripit po ecën”, tha Bino.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI