Flash

Basha: Ka presion politik ndaj SPAK që të mos hetohet skandali i publikimit të pagave

Lapsi.al 23 December 2021
Basha: Ka presion politik ndaj SPAK që të mos hetohet skandali i

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ndaj organeve të drejtësisë ka një presion të madh politik për të mos hetuar deri në fund skandalin e publikimit të listës së pagave me anë të një databaze që qarkullon prej ditës së djeshme në rrjetet sociale.

Basha tha se SPAK ka mbështetjen e PD dhe të tijën personale përkundër presioneve në lidhje me këtë çështje dhe skandalin e inceneratorëve.

“I bëj thirrje SPAK, BKH dhe SHISH që të krijojnë infrastrukturën e nevojshme që personat përgjegjës për këtë skandal të vihen para drejtësisë.

Përfaqësitë e huaja në Tiranë të ofrojnë mbështetjen për këto struktura sepse informacionet pranë PD tregojnë për presion politik nga personat të përfshirë direkt në këtë skandal patronazhimi sikundër të vazhdon presion që skandali për inceneratorët të mbyllet me Kokën që është vetëm bishti.

SPAK ka mbështetjen e PD dhe timen personale, përkundër presioneve nga ata që janë kapur në flagrancë, jemi të vendosur të zhvillojmë me përkushtim, të gjithë thellësinë dhe asnjë ndalesë atë që kushtetuta i ka garantuar”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI