Flash

44-vjeçari në Poliçan terrorizon me thikë klientët në lokal

Lapsi.al 23 December 2021
44-vjeçari në Poliçan terrorizon me thikë klientët

Një 44-vjeçar me iniciale A.Sh. në Poliçan është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me thikë disa klientë në një lokal. Në momentin e mbërritjes së policisë, 44-vjeçari ka kërcënuar me thikë efektivët. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë Poliçan, pas telefonatave të marra nga qytetarët se në ambientet e një lokali në qendër të qytetit, një shtetas po kërcënonte me thikë qytetarët, kanë shkuar menjëherë në këtë lokal, ku kanë konstatuar dhe neutralizuar shtetasin A. Sh.

Gjatë momentit të ndalimit, ky shtetas ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) punonjësit e Policisë dhe i ka kundërshtuar ata me dhunë gjatë shoqërimit.

Në përfundim të hetimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 44 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe kanë sekuestruar thikën që ai mbante në dorë. Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi A. Sh. është me probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI