Flash

Arrestohet banda shqiptare në Itali, vidhte dyqanet e veshjeve

Lapsi.al 22 December 2021
Arrestohet banda shqiptare në Itali, vidhte dyqanet e veshjeve

Pesë shqiptarë që kanë rënë në prangat e Policisë italiane, kishin kryer dhjetëra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë. Banda e përbërë nga 2 gra dhe 3 burra, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, shkonte çdo herë nga Shqipëria në Itali, merrte makina me qira, kryente një sërë vjedhjesh dhe më pas kthehej në vendin e tyre. Policia ka sekuestruar mallin e vjedhur në vlerë rreth 8 mijë euro. Mediat italiane raportojnë se po vijojnë hetimet për identifikimin e kanaleve të marrjes së mallit që ishte me destinacion jashtë vendit. Ata u arrestuan gjatë kryerjes së krimit në qendrën tregtare l’Adriatico 2 në Portogruaro.

Hetimet nisën në muajin shtator pas denoncimit të avokatit të rrjetit H&M për një sërë vjedhjesh me veshje në pikën e shitjes gjatë orarit të punës së qendrës tregtare në Gran Fiume (Pordenone). Prokuroria Publike e Pordenones ka nisur hetimin, duke kryer edhe analiza të përgjimeve dhe trafikut celular, e cila identifikoi bandën, e dedikuar për “transferim kriminal”.  Vetëm midis shtatorit dhe dhjetorit dhe vetëm në Friuli Venezia Giulia dhe Veneto, banda ka kryer të paktën 14 vjedhje. Sipas policisë, dy femrat hynë në dyqane dhe pasi i kishin hequr rrobat nga varëset, i fshehën mes rafteve ku i gjetën dy burra, duke i fshehur në karrocat pa u kapur nga pajisja. Kurse i treti qëndronte jashtë. Banda ka kryer disa vjedhje gjatë një dite.

Të këshilluara

Dy mjete aksidentohen në Durrës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Në Fllakë Durrës, policia bën me dije 2 makina janë përplasur me njëra tjetrën. “Rreth orës 11:15, në Fllakë ...

11:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI