Flash

Samiti i “Open Balkan” në Tiranë/ Zaev: Pasardhësi im të vlerësojë nismën, rruga që na çon drejt së ardhmes

Lapsi.al 21 December 2021
Samiti i “Open Balkan” në Tiranë/ Zaev: Pasardhësi im

Në fjalën e tij në takimin e radhës së nismës “Ballkani i Hapur”, kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se kjo iniciativë është mënyra e duhur për integrimin në BE. Teksa ka komunikuar se kjo do të jetë hera e fundit që ai do të marrë pjesë në takimet e "Open Balkan",  Zaev tha se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkët.

"Është vërtetë nder dhe kënaqësi që jemi së bashku këtu sot. Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi  tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit e drejtpërdrejtë në këtë mision, të paktën për 1 vit. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon. Ne treguam se vende tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE sa i përket procesit të integrimit. Ballkani i Hapur jo vetëm na ka sjellë së bashku, por edhe miqësia e madhe që ne kemi mundur të krijojmë së bashku. Mesazhi im për të gjithë: ruajeni 'Ballkanin e Hapur' sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhshmes së përbashkët në BE", tha Zaev.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI