Flash

Kërcënoi administratorin e një firme, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Lapsi.al 21 December 2021
Kërcënoi administratorin e një firme, pranga 56 vjeçarit

Ndonëse është arrestuar për kërcënimin e administratorit të një firme, 56 vjeçari nga fshati Selcë ka bërë sherr dhe me policët që i kanë vënë prangat.

“Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P., 56 vjeç, banues në fshatin Selcë, Bashkia Malësi e Madhe, i  shpallur në kërkim për veprat penale “ Vetgjyqësia”, “Kanosja”, “Fyerja” dhe “ Kundërshtim i punonjësit që kryen një shërbim publik”, thotë policia.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi kishte kanosur nëpërmjet telefonit, ka fyer dhe ka penguar për të punuar A. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Dobraç, me detyrë administrator i një firme. Ky i fundit 5 ditë më parë ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë,  56 vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI