Flash

Ballkani pa kufij/ Vuçiç-shqiptarëve: Duam që ta shihni Serbinë si një shtëpi të dytë

Lapsi.al 21 December 2021
Ballkani pa kufij/ Vuçiç-shqiptarëve: Duam që ta shihni

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në konferencën për media në kuadër të nismës “Open Balkan”, iu përgjigj të gjithë zërave që thonë se ai kërkon përmes kësaj nisme krijimin e një Serbie të Madhe. Vuçiç theksoi se nuk duhet të humbasim në këto diskutime të cilat sipas tij i takojnë së shkuarës, por të përqëndrohemi te ardhmja, dhe se si mund të jetojnë më mirë qytetarët e tre vendeve. Presidenti i shtetit rajonal ka theksuar se Serbinë, shqiptarët dhe maqedonasit duhet ta shikojnë si shtëpinë e tyre të dytë.

“Me marrëveshjet e firmosura,  kurorëzuam një punë të nisur që prej 2 vite e gjysëm. Kur erdha në Shqipëri pashë që iu kundërvunë kryeministrit Rama për “Ballkanin e Hapur” për ata që thomë se unë dua një Serbi të madhe, ose për atë që thonë që Ballkani i Hapur ka të bëjë me Shqipërinë  e Madhe  kjo nismë nuk ka të bëjë as me njërën as me tjetrën, as me Maqedoninë  e Madhe. Të mos humbasim në këto diskutime të së shkuarës por të përqëndrohemi te ardhmja, ku jemi dhe se si mund të jetojnë më mirë qytetarët e vendeve tona. Ne duam të shikojmë më shumë turistë në Novi Sad, nga Tirana apo Shkupi, sigurisht edhe nga vende të tjera. Duke ardhur sot në Tiranë, dëshiroj të shpreh respektin tim për qytetarët e Shqipërisë, dua që Serbinë ta shihni si shtëpinë e dytë. Edhe ne duam të ndjehemi kështu kur të vijmë në Shqipëri.”, tha Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI