Flash

Zbulohen dy çanta plot me armë në kufirin greko-shqiptar

Lapsi.al 20 December 2021
Zbulohen dy çanta plot me armë në kufirin greko-shqiptar

Policia Kufitare e Sarandës ka sekuestruar në kufirin e gjelbër, 3 armë zjarri (dy kallashnikovë dhe një pistoletë), dy granata dhe 120 fishekë luftarak. Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” ka gjetur dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë. Policia po vijon punën për të gjetur autorët të cilët janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI