Flash

Protestë në orën 16:00/ Berisha liston 4 arsyet për të marrë pjesë në tubimin kundër Vuçiç

Lapsi.al 20 December 2021
Protestë në orën 16:00/ Berisha liston 4 arsyet për të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë kombëtare në orën 16:00 kundër ardhjes në Tiranë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Teksa PD vijon të jete e ndare ne dy kampe, lideri historik i demokratëve Berisha ka renditur katër arsyet se pse qytetarët duhet që të marrin pjesë në këtë protestë.

Ndër arsyet, ish-kreu i PD thekson është se Vuçiç është ministër i Millosheviçit dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës:

  1. “Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij!
  2. Ballkani i Hapur është projekt qe e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!
  3. Edi Rama po behet pjesë e këtyre agjendave dhe është bere nje kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.
  4. Kosova ka akoma plage te hapura per te cilat Vucic eshte nga pergjegjesit kryesor. Pervec kesaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosoves ne lufte, andaj nuk eshte i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkepunohet me te”, shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI