Flash

Protesta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", forca policie me snajper rrethojnë Kryeministrinë

Lapsi.al 20 December 2021
Protesta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", forca

Në fotot e mëposhtme duket atmosfera në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe përpara Kryeministrisë, ndërkohë që pritet të nisë protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Godina e Kryeministrisë është rrethuar nga furgonë policie dhe efektivë të pajisur me snajper.

Ndërsa në Bulevard, përpara Kryeministrisë është duke u bërë gati skena dhe podiumi ku do të mbajnë fjalën drejtuesit e protestës.

Mësohet se do të jenë rreth 2000 forca policie që do të angazhohen për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës.

Protesta nis në orën 16:00 nga selia blu dhe prej andej do të shkohet drejt Kryeministrisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI