Flash

Mbahet sot takimi i radhës në Tiranë i “Open Balkan”, Berisha ka njoftuar protestë kundër nismës

Lapsi.al 20 December 2021
Mbahet sot takimi i radhës në Tiranë i “Open Balkan”,

Ditën e sotme dhe të nesërme do të zhvillohet në Tiranë takimi i radhës i Ballkanit të Hapur, me praninë e tre liderëve, kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. 3 liderët do të zyrtarizojnë iniciativën që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar 5 marrëveshje. Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, drejtori i Ceftes Emir Djikic, si dhe Majlinda Bregu si Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal.

Takimi i sotëm do të shoqërohet me protesta përpara kryeministrisë kundër nismës “Open Ballkan”. Ishte ish-kryeministri Sali Berisha që njoftoi dy ditë më parë këtë protestë në mbrojtje të interesit kombëtar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI