Flash

Lojëra fati në lokal, vihet në pranga 52-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 20 December 2021
Lojëra fati në lokal, vihet në pranga 52-vjeçari në

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”. Mësohet se 52-vjeçar Zyfer Topulli, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Selman Riza”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparatura dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI