Flash

"5004 delegatë në Kuvendin e PD-së?"/ Bardhi i kthehet gazetarëve: Listat nuk ua jap, nuk i nxjerr në Lanë

Lapsi.al 20 December 2021
"5004 delegatë në Kuvendin e PD-së?"/ Bardhi i kthehet

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë detaje në lidhje me procedurat që janë ndjekur në zhvillimin e punimeve të Kuvendit të PD-së të shtunën e 18 dhjetorit. I pyetur nga gazetarët nëse do t’i kenë listën e plotë me emrat e delegatëve dhe funksionet e tyre, Bardhi ka refuzuar. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka thënë se nuk do ua japë listat askujt, pasi sipas tij listat nuk janë për t’u nxjerrë në Lanë.

“Nuk do ua jap, sepse PD është institucion, nuk shpërndan lista, nuk nxjerr në Lanë e në rrugë lista, dhe as shumëfishon lista. Ne po bëjmë transparencë të plotë të emrave. Boll i kemi lodhur demokratët. Tani demokratët do të punojnë për demokratët. Ka mbaruar ajo kohë. Tani kjo parti ka vetëm një interes, atë të demokratëve. Pengmarrja e kësaj partie për interesa financiare të njërit apo tjetrit ka marrë fund. Pengmarrja e kësaj partie për halle personale ka marrë fund. Kemi përgjegjësi dhe detyrim ndaj ish-pronarëve për t’iu dhënë pronat, ndaj ish të përndjekurve për t’iu dhënë dëmshpërblimin”-tha Bardhi

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI