Flash

3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Lapsi.al 20 December 2021
3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë tre qytetarë. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me COVID, 4 pacientë.

"20 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës.

Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.443 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.965.        

Në total numri i rasteve aktive është 311", njofton IKSHPK.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI