Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shtyhet orari i votimit, mësohet shifra e pjesëmarrësve në referendumin për shkarkimin e Bashës deri në orën 15.00

Lapsi.al 18 December 2021
Shtyhet orari i votimit, mësohet shifra e pjesëmarrësve në

Anëtarët e Partisë Demokratike që nuk kanë mundur ende të votojnë në referendumin e ditës së sotme, për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së, do të kenë mundësinë t’u drejtohen qendrave të votimit deri në orën 18.00. Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale njoftoi se Komisioni vendosi për shtyrjen e orarit të votimit me një orë.

Njoftimi shton se nëse edhe pas orës 18.00 do të ketë fluks nëpër qendra, procesi i votimit do të vijojë “deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD”. Ndërkohë, Komisioni i Rithemelimit ka bërë raportimin për pjesëmarrjen e votuese deri në orën 15.00.

Numri i votuesve vijon si më poshtë, sipas Komisionit:

Shkoder: 3,660

Lezhe: 2,670

Kukës: 1,550

Diber: 1,529

Durres: 4,840

Tiranë: 7,536

Elbasan: 2,796

Berat: 893

Korce: 2,655

Fier: 3,415

Gjirokaster: 1,288

Vlore: 1,273

Në total në rang vendi, njoftohet se numri i pjesëmarrësve deri në orën 15.00 ishte 34, 105.

Të këshilluara

Pas Kuvendit Kombëtar, PD mbledh Kryesinë

Pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë pasditen e kësaj të shtune. Mbledhja e Kryesisë së PD do to të nisë në orën 19.30. ...

17:11

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI