Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Pfizer: Dy doza të vaksinës nuk krijuan imunitet tek fëmijët

Lapsi.al 18 December 2021
Pfizer: Dy doza të vaksinës nuk krijuan imunitet tek fëmijët

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi dje se testet e vaksinës së saj kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç tregojnë se ajo nuk ka siguruar imunitetin e pritur dhe rekomandon marrjen e një doze të tretë. Studimi zbuloi se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNtech të përshtatura për fëmijët nuk prodhonin imunitetin e pritur tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç, megjithëse ky ishte rasti për foshnjat deri në 2 vjeç, raporton cnn.

Prandaj, pas analizimit të të dhënave, kompania vendosi të përfshijë një dozë të tretë për të gjithë fëmijët dhe foshnjat e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç në programin e saj të testimit të vaksinave.

“Studimet klinike tani do të përfshijnë një vlerësim të efektivitetit të dozës së tretë prej 3 mikrogramësh, e cila do të jepet të paktën dy muaj pas marrjes së dozës së dytë për të siguruar një nivel të lartë mbrojtjeje në këtë grupmoshë”, njoftoi kompania. Ndryshe, Pfizer do të testojë gjithashtu efektivitetin e dozës së tretë tek fëmijët më të rritur, nga 5 deri në 11 vjeç dhe 12 deri në 15 vjeç. /Telegrafi/

Të këshilluara

Pas Kuvendit Kombëtar, PD mbledh Kryesinë

Pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë pasditen e kësaj të shtune. Mbledhja e Kryesisë së PD do to të nisë në orën 19.30. ...

17:11

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI