Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Berisha: Tarraca e selisë së PD është mbushur me gardistë dhe RENEA për të ruajtur Lul Bravën

Lapsi.al 18 December 2021
Berisha: Tarraca e selisë së PD është mbushur me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD për të dhënë rezultatet e referendumit për shkarkimin e Bashës, nga ku ka deklaruar tha se në tarracën e selisë së PD ndodhen gardistë dhe forcat RENEA.

Berisha tha se efektivët që ndodhen brenda selisë janë të pajisur me bomba gazi lotsjellës. Lideri historik i demokratëve tha Berisha nuk do ta pengojë asgjë, ndërsa shtoi ky revolucion po troket te dyert e qeverisë.

Një togë e Reneas dhe një togë e Gardës kanë rrethuar godinën. Ato janë taksat e shqiptarëve për të ruajtur Lul Bravën”, tha Berisha.

Duke ju drejtuar Kryeministrit Rama, ai tha: “E ka mbushur tarracën me gardistë. Revolucioni po të troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI