Flash

Basha nuk njeh referendumin që e shkarkoi: Berisha po tallet me demokratët

Lapsi.al 18 December 2021
Basha nuk njeh referendumin që e shkarkoi: Berisha po tallet me

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbledhjes me Kryesinë e PD ka dalë në një konferencë për shtyp. Në fjalën e tij, Basha ka falenderuar delegatët që morën pjesë në kuvend, ndërsa nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me shkarkimin e tij nga referendumi, i votuar sot me më shumë se 43 mijë vota.

“Legjitimiteti është procesi dhe demokracia, nuk janë numrat. PD ka patur sot vetëm një aktivitet demokratik, kuvendin kombëtar të thirrur sipas kushtetutës së saj. Kushtetuta jonë, që quhet statut, e miratuar edhe me votën e Berishës parashikon qartë që sot ka ndodhur vetëm një aktivitet i PD, kuvendi që ka marr vendime me votën e 5004 demokratëve. Gjithçka tjetër mund të ketë qenë mirë për disa njerëz që kanë dashur të shprehin ndonjë mendim. Ka patur edhe ndonjë dëm, siç më thonë që ka patur një dëm ndaj veturës që PD merr me qera për kryetarin, megjithatë këto janë dëme kolaterale. Të hipësh në veturën e kryetarit është tallje me demokratët. Nëse nesër do kemi një referendum për të shkarkuar sekretarin Blinken e pasneser presidentin Biden çdokush e kupton që është një tallje e madhe me të”, tha Basha.

Basha vijon me deklaratat e tij se këtë të shtunë në Kuvendin Kombëtar vendosën për të ardhmen e PD-së dhe gjithë Shqipërisë. Kreu i Partisë Demokratike tha se nesër do të bëhen transparent të gjithë emrat e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin e sotëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI