Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Referendumi për shkarkimin e Bashës/ Ngrihet Komisioni për Organizimin, përcaktohen vendet ku do të bëhet votimi

Lapsi.al 17 December 2021
Referendumi për shkarkimin e Bashës/ Ngrihet Komisioni për

Më 18 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij organizojnë referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Votimi për shkarkimin e Bashës do të nisë nesër nga ora 08.00 e mëngjesit dhe pritet që të përfundojë në orën 17.00. Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ngritjen e Komisionit të Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale me qëllim organizimin dhe drejtimin e procesit të referendumit. Kryetare e këtij Komisioni është caktuar Albana Vokshi dhe anëtarë janë Ervin Minarolli, Eno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja. Ky Komision ka përgjegjësi të organizojë, mbikqyrë dhe të drejtojë procesin e referendumit deri në nxjerrjen dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar.

Mësohet se në degën Krujë, me 700 anëtarë, do të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, në Fushë-Krujë dhe votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore, ku është dhe zyra e partisë. Në Kruje e Thumanë votohet në lokale, ambiente të marra me qira dhe materialet kanë shkuar në të dyja degët e PD. Në bashkinë e Korçës ka vetëm një qendër votimi, që do të jetë tek ish-kinema Millemium. Po ashtu edhe në Pogradec do të votohet te kinemaja e qytetit.

Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë të PD me të drejtë vote, ndërsa janë ngritur 4 qendra votimi. Një qendër votimi do të jetë në Pallatin e Sportit, në Lazarat do të jetë në një lokal në qendër të fshatit, në Libohovë në një lokal në qendër të qytetit dhe në Urën e Kardhiqit do të votohet te ish-zyra elektorale e PD.

Në fletën e votimit për këtë Referendum që, sipas Berishës do të rikthejë shpresën dhe lirinë, ngrihet një pyetje: “A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e kryetarit të PDSH Lulzim Basha? 

Po, (dakord me shkarkimin)

Jo (kundër shkarkimit)

Në po të njëjtën ditë, pra në 18 dhjetor, në orën 11.00 do të nisë edhe Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga PD.

Të këshilluara

Sekuestrohen tri çanta me para në kufi

Policia doganore ka proceduar penalisht tre shtetas që nuk kanë deklaruar shuma parash. Policia bën me dije se në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan janë sekuestruar...

11:01

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI