Flash

Vuçiç sfidon Berishën/ Vjen në Tiranë pas thirrjes: "Mos guxo të shkelësh"

Lapsi.al 16 December 2021
Vuçiç sfidon Berishën/ Vjen në Tiranë pas thirrjes:

I ftuar në Tiranë nën mbrojtjen e Edi Ramës presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka sfiduar hapur Sali Berishën duke deklaruar se në datat 20 dhe 21 dhjetor do të vijë në Shqipëri për takimin e radhës të nismës "Ballkani i Hapur".

Aleksandar Vuçiç bëri të ditur se ai do të jetë në Tiranë për të nënshkruhej një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës që do të kenë vlerë për të treja vendet. Por kjo shpallje e shefit serb të shtetit bëhet disa ditë pasi nga kuvendi i demokratëve në 11 dhjetor Berisha e paralajmëroi të mos guxontë të shkelte këtu. 

https://www.youtube.com/watch?v=D179iEia5dg

Ballkani i Hapur është Ballkani i hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri , Gëbelsin e Milloshevicit mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, tha Berisha. 

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka kthyer në lajtmotiv të foltoreve të tij lidhjen okulte Rama-Vuçiç nga Kukësi akuzoi kryeministrin Edi Rama se është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit.

Në takimin e Kukësit ai tha: “Që nga Enver Hoxha deri më sot shqiptarët nuk kanë patur kurrë një kryeministër më antinjerëzor e antikombëtar si Rama. Ky nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në vasal të verbër të Beogradit. Një vit më parë, refuzoi të votonte rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë, pasi e urdhëronte padroni i tij Vuçiç. Garantoj qytetarët e Lumës dhe dua t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri që do të njihet i gjithë gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gjenocidin e Lumës, më të egrin e Luftës Ballkanike që është dokumentuar. Përgatitu Sllovodan, jo vetëm për krimet në Kosovë edhe në Shqipëri do të ndëshkojnë Serbinë për krimet e shëmtuara. Ne do të ngremë zërin dhe do të dënojmë gjenocidin,e bëjmë këtë si kusht i të gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe”, tha Berisha.

Por këto paralajmërime nuk e kanë penguar aspak dyshen Rama Vuçiç të vazhdojnë me axhendën e tyre të Open Balkan stacioni i radhës i së cilës do të jetë këtë fund dhjetori në Tiranë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI