Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Mbi 1800 testime, Kosova regjistron 8 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Lapsi.al 16 December 2021
Mbi 1800 testime, Kosova regjistron 8 raste të reja me COVID-19 në 24

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 16 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 1.895 mostrave. Në 24 orëshin e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Sipas këtij njoftimi raste aktive me koronavirus janë 314. Deri më tani në Kosovë, 775.162 persona kanë marrë dy doza të vaksinës.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët prej 12 vjeç e lartë. Në Kosovë administrohen dy lloje të vaksinave, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe vaksina e Pfizer/BioNTech.

Që prej 9 dhjetorit ka nisur edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI