Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Lefter Koka lihet në burg, avokati i ish-ministrit: Vendimi i padrejtë dhe politik

Lapsi.al 16 December 2021
Lefter Koka lihet në burg, avokati i ish-ministrit: Vendimi i padrejtë

Ish-ministri Lefter Koka është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Posacme. Koka u arrestua këtë të martë, i akuzuar për veprat penale: “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pastrim parash”, lidhur me aferën e inceneratorëve. Avokati i Kokës, Fatmir Braka ka deklaruar përpara mediave se vendimi i marrë është politik dhe i padrejtë pasi Koka është i pafajshëm.

“Lefter Koka mbajti atë qëndrim që i përgjigjet të vërtetës. Që është krejtësisht i pafajshëm. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe konfirmoi edhe njëherë se nuk ka asnjë përgjegjësi për procedurat. Nuk u fol për përgjegjësitë e të tjerëve. Të gjithë në këtë proces të impiantit të Elbasanit nuk ka përgjegjësi, nuk aludon dhe as mendon se ka përgjegjësi të ndonjë tjetri. Gjithë procedurat që paraqitet sot është që nuk ka asnjë përgjegjësi”, tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI