Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kontrabandë mallrash, një i arrestuar në Kakavijë

Lapsi.al 16 December 2021
Kontrabandë mallrash, një i arrestuar në Kakavijë

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë në Kakavijë. Është arrestuar në flagrancë 1 person që po transportonte mallra kontrabandë si dhe është proceduar penalisht doganieri i Degës Doganore Kakavijë, për shpërdorim detyre.

“Sekuestrohen produkte të ndryshme ushqimore dhe steka me cigare. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kontrabandës, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “BMË”, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, u gjetën produkte mishi, steka cigaresh dhe produkte të tjera ushqimore, të cilat ky shtetas i ka futur në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar në Degën Doganore Kakavijë“, raporton policia.

Sekuestrohen produkte të ndryshme ushqimore dhe steka me cigare, si dhe makina e 31 vjeçarit.

“Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në magazinën në pronësi të këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan mallra të tjera të dyshuara kontrabandë. Në përfundim të veprimeve hetimore u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi A. O., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat dhe automjeti”, thuhet në njoftim.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI