Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, ndryshojnë kushtet e udhëtimit për shqiptarët

Lapsi.al 16 December 2021
Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, ndryshojnë kushtet e

Italia zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë deri më 31 mars 2022. Pas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një deklaratë për shtetasit shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë. Masat e reja për udhëtarët e huaj kanë filluar prej nga 26 tetori 2021 dhe do të zgjasin deri më 31 janar 2022.  Njoftimi bën me dije se hyrja do t’ju mundësohet shtetasve shqiptarë që gëzojnë statusin e rezidencës.

Ndërsa qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për arsye:

– nevoja pune;

– rrethana urgjence;

– motive shëndetësore;

– motive studimi;

– kthim në vendbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI