Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Me kokainë e cannabis sativa me vete, tre të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 15 December 2021
Me kokainë e cannabis sativa me vete, tre të arrestuar në

Tre të rinj mes tyre një vajzë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se të arrestuar janë shtetasi A.Gj., E.H. 23 vjeç dhe G.D. 22 vjeçe, të cilët janë kapur në zona të ndryshme duke shpërndarë lëndë narkotike.

Sipas uniformave blu mësohet se  22 vjeçares pas kontrollit i është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases G. D., 22 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI