Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Skena e Berishës u soll nga burri i Gjylametit"/ Deputetja e PS-Bashës: Përballu me drejtësinë

Lapsi.al 14 December 2021
“Skena e Berishës u soll nga burri i Gjylametit"/ Deputetja e

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka reaguar ditën e sotme pas akuzave që kreu i PD, Lulzim Basha hodhi në drejtim të bashkëshortit të saj. Sipas Bashës, ka qenë bashkëshorti i Gjylametit ai që solli skenën nga Italia dhe e vendosi në “Air Albania” për Kuvendin e 11 dhjetorit, që u organizua nga Sali Berisha. Ndër të tjera në reagimin e saj, ajo shkruan se e mirëkupton gjendjen e vështirë në të cilën Basha ndodhet, por nuk i justifikon akuzat e këtij të fundit.

Deputetja thekson se kompania për të cilën foli Basha nuk ka asnjë lidhje me të, e me familjarët e saj e për këtë paralajmëron hedhjen në gjyq të kreut të PD.

“E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist. Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtësisë si çdo herë me justifikime qesharake… Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari…

Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste. Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë”-shkruan Gjylameti.

Të këshilluara

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta poeti Arben Duka

Poeti i njohur Arben Duka ka ndërruar jetë. Mësohet se Duka ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai u dërgua në spital mbrëmjen e djeshme nga familjar...

10:40

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI