Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Disa fshatra në Korçë mbeten pa energji elektrike, OSHEE: Shtyllat e dy HEC-ve dëmtuan rrjetin elektrik

Lapsi.al 14 December 2021
Disa fshatra në Korçë mbeten pa energji elektrike, OSHEE:

OSHEE ka treguar shkaqet se përse disa fshatra të Korçës janë pa energji elektrike.

Ata njoftojnë, se veç dëmeve në linjat TM të OSSH, si pasojë e motit të keq me reshje dëbore, një tjetër faktor negativ sipas tyre ka qenë defektet e linjave në HEC Nica dhe Gjoka. Më tej njoftohet se pa energji elektrike do të jenë zonat Velçan, Strelcë, Moglic ë, Lozhan, Snisht dhe Tresovë.

"Fshatrat pa drita në Korçë, OSSH: Shtyllat e dy HEC-ve dëmtuan rrjetin elektrik

Prej disa ditësh, mes dëborës, elektricistët e OSSH janë duke punuar në linjat e zonave rurale të Korçes.

Përveç dëmeve në linjat TM të OSSH, si pasojë e motit të keq me reshje bore në zonën e Korçës, një tjetër faktor negativ, që ka shkaktuar vonesë në rikthimin e energjisë elektrike, kanë qenë defektet në linjat 35kV të HEC Nica dhe Gjoka (Shalës).

Konkretisht përcjellësat e djegur të këtyre linjave dëmtuan fiderat 10kV të NST Lozhan duke lëne pa energji elektrike zonat Velçan, Strelcë, Moglicë, Lozhan, Senisht dhe Tresovë.

Këto dy HEC-e operojnë në rajonin e Korçës dhe aktualisht kanë stopuar aktivitetin e tyre.

Grupet e avarisë së OSSH #Korçë po punojnë në kushte të vështira të terrenit malor, me temperatura të ulëta për riparimin e të gjithë defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike të zonës", njofton OSSHEE.

Të këshilluara

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta poeti Arben Duka

Poeti i njohur Arben Duka ka ndërruar jetë. Mësohet se Duka ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai u dërgua në spital mbrëmjen e djeshme nga familjar...

10:40

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI