Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Basha: PD ka rrëzuar kultin e individit dhe është ndarë nga e shkuara

Lapsi.al 14 December 2021
Basha: PD ka rrëzuar kultin e individit dhe është ndarë nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një tjetër mesazh mëngjesin e sotëm për Kuvendin e PD që do të mbahet në 18 Dhjetor. Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një foto nga instilacioni me firmat e themeltarëve të PD-së, i cili u vendos përpara selisë blu në ditëlindjen  e partisë më 11 Dhjetor.

Mes të tjerash Basha thekson se PD ka rrëzuar kultin e individit duke u ndarë nga e shkuara. Sipas tij në 18 dhjetor demokratët zgjedhin me qytetari të ardhmen.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”,-shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI