Flash

Berisha me komisionin marrin selinë e PD/ Godina e ndarë në dysh

Lapsi.al 13 December 2021
Berisha me komisionin marrin selinë e PD/ Godina e ndarë në dysh

Ndërsa Lulzim Basha po merrej me masa proceduriale duke paditur në SPAK ata që "i kishin përvetësuar vulën" me një lëvizje surprizë Sali Berisha ka marshuar të hënën rreth orës 14 00 drejt Selisë së PD-së. Ai shoqërohej nga të gjithë mbështetësit deputetë që Basha i kishte "përjashtuar" një ditë më parë dhe 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit që do të drejtojë PD-në deri në 22 mars 2022. Berisha hyri në seli për herë të parë që nga dita e përjashtimit në 9 shtator dhe ai u tha mediave se ishte atyr me cilësinë e njërit prej anëtarëve të komisionit që i merr vendimet kolegjale. Me një ton teatral ai përshëndeti punonjësit e administratët së PD-së si për ti treguar publikut se është zot shtëpie aty.

"Ne nuk do ta nxjerrim Bashën nga zyra, deputeti Basha është i lirë të jetë pjesë e fraksionit që shumica e ka legalizuar. Deputeti Basha do të vazhdojë të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD" tha ai. 

Por pasi hyri në sallën e mbledhjeve pa praninë e gazetarëve Berisha doli sërish para tyre për të thënë "I çmenduri pas karriges, peng kryetari ka hequr të gjitha karriget nga salla dhe i ka futur në zyrën e tij" tha ai duke ironizuar Bashës.

Ndërkohë që Berisha ishte duke u futur në seli pa asnjë pengesë mes entuziazmit të mbështetësve të tij, në një mjedis paralel, Basha mbante mbledhjen me një grup të ngushtë në një mjedis tjetër. Mbështetësit e foltores që ishin dendur në korridorret e selisë buçisnin me thirrjet "Berisha, Berisha dhe Basha ik.

Të dy mbledhjet zhvilloheshin fare pak larg njëra tjetrës në të njëjtin koridor të katit të dytë të godinës së PD-së.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI