Flash

Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Kondi: Doja të verifikoja kuorumin, por Basha nuk pranoi

Lapsi.al 12 December 2021
Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Kondi: Doja të verifikoja

Një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Kondi, ka braktisur mbledhjen e sotme, pasi siç u shpreh ai personalisht ishte trajtuar në një mënyrë të paprecedentë vetëm sepse kishte kërkuar që të arrihej kuorumi i nevojshëm. Kondi tha se një gjë e tillë nuk i është lejuar nga kryetari Lulzim Basha dhe më pas ai ka bojkotuar mbledhjen.

Anëtari i Këshillit Kombëtar tha se ishte paraqitur në mbledhje për të bërë detyrën e tij si i zgjedhur i demokratëve. Më tej shtoi se kjo nuk ishte një mbledhje e Këshillit, por një takim tubim.

Në respekt të atyre demokratëve që më kanë votuar erdha të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të vërtetojhej kuorumi i nevojshëm gjë e cila nuk u pranua nga Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte nga më të paprecedentat. Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat në këtë lloj mënyrë unë nuk e kuptoj dot. Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë për të gjithë demokratët”, tha Kondi.

Të këshilluara

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kujtojmë se Lulzim Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, një mbledhje e paralajmëruar dje ku edhe ...

15:49

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI