Flash

Moti i keq në vend/ Bllokohen rrugët në Theth e Vermosh, vërshimi i ujërave bllokon Gjirokastrën

Lapsi.al 11 December 2021
Moti i keq në vend/ Bllokohen rrugët në Theth e Vermosh,

Moti i keq me reshje shiu dhe me dëborë ka sjellë probleme në shumë qytete në vend, nga veriu në jug. Kësisoj, reshjet e dëborës mbajnë të mbërthyer veriun e Shqipërisë, duke krijuar probleme me qarkullimin rrugor dhe furnizimin me energji elektrike. Të bllokuara mbeten Thethi dhe Vermoshi, atje ku reshjet e dëborës kanë shkuar deri në 80 cm. Nga Qafa e Thorës për në brendësi të fshatit Theth kalohet me vështirësi vetëm me mjete të larta dhe duke përdorur zinxhir, ndërsa në aksin Tamar–Vermosh kalimi kryhet vetëm për raste emergjente pasi në qafën e Bërdalecit trashësia e borës shkon në 70 cm.

Po ashtu reshjet intensive kanë krijuar probleme në disa qarqe. Në qytetin e Fierit lumi Vjosë rrezikon të dalë nga shtrati.  Shqetësuese paraqitet situata edhe ne Berat. Sipas informacioneve, edhe fshati Muriqan në Elbasan ka pësuar përmbytje të mëdha për shkak të fryrjes së përrenjve.  Në qarkun e Vlorës ka pasur rrezik për përmbytje të disa banesave dhe prandaj kryebashkiaku Dritan Leli mblodhi shtabin e emergjencës për të vlerësuar situatën, ndërsa i bëri thirrje banorëve që të jenë të përgatitur për çdo situatë të mundshme që mund të shkaktohet si pasojë e përmbytjeve.

Referuar të dhënave nga Meteoalb si edhe stacioneve europiane të Meteorologjisë, pritet një rritje e ndjeshme e intensitetit të shirave menjëherë pas mesnatës së sotme në trekëndëshin mes Vlorës-Gjirokastrës dhe Përmetit

 

 

 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një kalimtar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në zonën e Shkodrës si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Trus...

17:57

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI