Flash

Tentuan të eleminojnë 20-vjeçarin në dhomën e hotelit, policia publikon detajet e ngjarjes në Durrës

Lapsi.al 9 December 2021
Tentuan të eleminojnë 20-vjeçarin në dhomën e

Policia e Durrësit ka publikuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, në ambientet e dhomës së një hoteli, ku mbeti i plagosur shtetasi Arni Sulejmani. Blutë e qytetit bregdetar kanë njoftuar se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Po ashtu në kërkim është shpallur edhe shtetasi Tefik Shehu, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit. Burime bëjnë me dije se 3 djemtë e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa vajza, e cila është arrestuar pasi ka fshehur armën e krimit, ka qenë transgjinore. Shehu dyshohet se është edhe personi që ka shkreput armën në drejtim të Sulejmanit, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit; E. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë që është përdorur në këtë ngjarje", thuhet në njoftim.

 

Të këshilluara

Zjarr në një çerdhe në Fier

Flakët e zjarrit kanë përfshirë ambientet te një çerdhje në Fier. Zjarri ka rënë në çerdhen numër 4 tek kutia e limitatorëve, ku fatmirësisht është bërë i mu...

10:52

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI