Flash

Lajmet e sotme/ Topi me Bashën, Klani me Berishën

Lapsi.al 8 December 2021
Lajmet e sotme/ Topi me Bashën, Klani me Berishën

Gara e brendëshme e PD ka qenë edhe një test për të kuptuar se me kë janë reshtuar mediat në luftën mes Berishës dhe Bashës. Ndërkohë që i pari ka zgjedhur emisionin Opinion për të dhënë intervistat e tij, Basha preferoi një përballje me gazetarë në "Open". Por ajo ku rrshtimi duket më shumë janë lajmet. Dhe dita e sotme ajo e përkujtimit të 8 dhjetorit ishte një rast i mirë për ta kuptuar këtë. Në të njëjtën datë dhe në të njëjtën orë dy kampet vendosën ta festojnë ditën e rinisë, njëri tek qyteti studenti nën hijen e shtatores së Azem Hajdarit dhe tjetri ne Art Turbina. 

Por po të shihje lajmet e Klan, ato i dhanë më shumë rëndësi tubimit të Berishës duke e vendosur atë para Bashës. Ndërsa po në edicionin e drekës (15 00) Top Channel i dha prioritet Bashës duke e renditur Berishën pas tij. Eshtë për tu theksuar se kronikën e Top e kishte bërë gazetari yll i këtij kanali Muhamed Veliu.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI