Flash

Helmimi i qytetarëve nga uji në Krujë, merret vendimi nga Gjykata e Apelit

Lapsi.al 8 December 2021
Helmimi i qytetarëve nga uji në Krujë, merret vendimi nga Gjykata

Gjykata e Apelit këtë të mërkurë në vendimin e saj ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga puna të tre punonjësve të Ujësjellësit të Krujës, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke bërë që shumë banorë të zonës të helmohen nga uji i pijshëm.

Sipas Apelit punonjësit Ledio Çela, Andi Kupa dhe Ervin Karafili akuzohen për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, pasi sipas organit të akuzës, me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.

Ndërkohë kujtojmë se si pasojë e ndotjes së ujit, në Krujë u helmuan 370 qytetarë, të cilët  u paraqitën në spital për të kërkuar ndihmë, mes të cilëve edhe adoleshentë dhe 70 fëmijë.

Të këshilluara

BE-ja dhe Kosova përplasen për Asociacionin

I ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Borrell i kërkoi kryeministrit Kurti të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kurti përgj...

10:22

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI