Flash

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Apeli liron një prej vëllezërve Rrushi

Lapsi.al 7 December 2021
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Apeli liron një prej

Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga qelia Pajtim Rrushin, vëllain e Fredi Rrushit, të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Për Pajtim Rrushin, Apeli ndryshoi masën e sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ndërsa për të dyshuarin kryesor për krimin, Fredi Rrushi, Gjykata e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Më 6 nëntor, Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë, dy javë pasi 43-vjecari ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët. Policia gjeti fillimisht disa send personale, veshjen e tij në zonën e Dajtit dhe disa metra me tutje, në një greminë edhe trupin e tij. Hoxha kërkohej prej 24 tetorit, tre ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të. Njeriu i fundit që takoi Hoxhën ishte Ferdinant Rrushi, aktualisht në paraburgim, i cili pretendon se e ka lënë mikun e tij në zonën e Treshit në Tiranë.

Rrushi është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga Policia, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI