Flash

Aksident me vdekje te ‘Bishti i Zhurit’, policia jep detajet

Lapsi.al 7 December 2021
Aksident me vdekje te ‘Bishti i Zhurit’, policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme pranë vendit të quajtur ‘Bishti i Zhurit’. Një automjet ka aksidentuar një motomjet me drejtues një 66-vjeçar. Ky i fundit si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vend.

“Me datë 07.12.2021, rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI