Flash

Aksident me vdekje në aksin Elbasan – Librazhd

Lapsi.al 7 December 2021
Aksident me vdekje në aksin Elbasan – Librazhd

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd. Paraprakisht bëhet e ditur se një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën shtetasi R.P. Deri më tani ka dyshime që shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe lagështira. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat.

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njoftoi policia.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI