Flash

U padit nga deputetja Grida Duma, SPAK kërkon pushimin e çështjes kundër kryebashkiakut Veliaj

Lapsi.al 6 December 2021
U padit nga deputetja Grida Duma, SPAK kërkon pushimin e

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pafajësi për kryebashkiakun Erion Veliaj në procesin ku ai është paditur për “shpifje” nga deputetja e PD-së, Grida Duma. Sipas prokurorit Behar Dibra, kryebashkiaku nuk ka kryer vepër penale. SPAK thotë nuk ka konsumuar elementët e veprës penale të shpifjes. Padia për “shpifje”, e bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, ka lidhje me deklaratat e Veliajt, i cili e ka cilësuar deputeten si trafikante apartamentesh dhe të dënuar për “mashtrim”. Këto deklarata, kryetari i Bashkisë Tiranë, i ka bërë pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ndaj tij për lidhje me mafien italiane.

Gjykata tërhiqet për vendimin përfundimtar, i cili do të shpallet më 13 dhjetor, ora 15:30.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI