Flash

Dubai, streha e fundit e bosëve të arratisur të krimit shqiptar

Lapsi.al 6 December 2021
Dubai, streha e fundit e bosëve të arratisur të krimit shqiptar

Kur u konfirmuan emrat e grupit të maskuar, që terrorizoi me armë disa të rinj në një fshat të Lezhës, policia kuptoi se personazhet ishin jashtë vendit. Ramazan Rraja i njohur si nip i deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe dy shokët e tij Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi kishin arritur në Dubai, mijëra kilometra larg Shqipërisë, kur policët zbardhën ngjarjen e rëndë. Rraja ka folur për mediat duke deklaruar se ditën që ka ndodhur ngjarja ai ishte në shtëpi, në një sebep familjar.

“Nëse Policia dhe Prokuroria e Lezhës kanë qoftë edhe një provë për mua dhe dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim, jam i gatshëm të vij dhe të përballem me drejtësinë duke pranuar edhe burgimin e përjetshëm”, deklaroi ai nga arratia.

Nga kontrolli i të dhënave doli se fillimisht Rraja kishte udhëtuar drejt Italisë dhe më pas drejt Dubait.

Një nga qendrat e turizmit botëror është shndërruar në strehën e fundit të kriminelëve shqiptarë, që duke përfituar nga lehtësitë që krijojnë Emiratet e Bashkuara kanë një shans të dytë në këtë qytet të famshëm për hotelet me pesë yje dhe jetën e shtrenjtë që ofron.

Ramazan Rraja nuk është i pari që ka shkelur këtë destinacion për t’i shpëtuar drejtësisë.

Në maj të këtij viti në Dubai u arrestua Florenc Çapja. Ai u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006. Sipas policisë autor i këtij atentati ka qenë Florenc Çapja, i cili në të shkuarën është akuzuar edhe për vrasjen e Memës – ekzekutuar më 13 mars 2015 në Torino, Itali – dhe Gentian Beqirit. Të dy këta akuzoheshin nga familja Çapja për vrasjen e Sokol Çapjes në dhjetor 2005.

Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar në Dubai u vu në pranga edhe Eldi Dizdari, pas një hetimi ndërkombëtar të nisur prej 2015-s për trafikun ndërkombëtar të drogës, si anëtar i “KOMPANIA BELLO” i finalizuar në 10 shtete të ndryshme.

Në 11 dhjetor u arrestua po në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës. Ai u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, por nuk u ekstradua në Shqipëri duke shpëtuar. Në 6 shkurt ai u lirua nga qelia në Emiratet e Bashkuara Arabe./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI