Flash

Tentoi të arratiset në Itali me identitet të rremë, arrestohet në Muriqan një 39-vjeçar

Lapsi.al 5 December 2021
Tentoi të arratiset në Itali me identitet të rremë,

Një 39 vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi ka tentuar të kalojë drejt Italisë me kartë identiteti italiane të falsifikuar.

“Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 39 vjeç, nga Kosova. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan në dalje të Republikës së Shqipërisë pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me kartë identiteti italiane të falsifikuar”, raporton policia.

Një tjetër person i shpallur në kërkim për dhunë në familje është arrestuar në Shkodër.

“Nga Seksioni i Hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit në kërkim F. P., 31 vjeç banues në  Bardhaj, Shkodër, Këtij shtetasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 345, datë 30.11.2021, ka vendosur ndryshim e masës së sigurimit personal nga “Arrest në shtëpi“ në “Arrest në burg” për veprën penale Dhuna në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Një 67-vjeçar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë- Milot. Sipas policisë i moshuari me inicialet E. M. ishte duke ecur n...

09:33

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI