Flash

Masakroi prindërit e të dashurit dhe i futi trupat në valixhe, del para gjyqit Elona Kaleshi

Lapsi.al 4 December 2021
Masakroi prindërit e të dashurit dhe i futi trupat në valixhe,

Mediat italiane raportojnë se Elona Kalesha, 37-vjeçarja shqiptare e akuzuar për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pashos, bashkatdhetarë të saj dhe prindër të ish-të dashurit të saj Taulant Pasho, do të gjykohet nga Gjykata e Firences për vrasje të dyfishtë, fshehje dhe përçmim të kufomave. Bashkëshortët u zhdukën në tetor 2015 dhe trupat e tyre, të copëtuar, u gjetën në dhjetor 2020 në valixhe të braktisura. Seanca e parë do të mbahet më 15 shkurt 2022. Zhdukja e bashkëshortëve Pasho, të cilët mbërritën në Itali për të takuar djalin e tyre Taulantin, i cili do të dilte nga burgu i Firences mëngjesin e 2 nëntorit 2015, është denoncuar nga vajza e çiftit, Vitore, te karabinierët e Castelfiorentino në Firence.

Sipas hetuesve, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndoshta mbrëmjen e para daljes së Taulantit nga burgu, në banesën në Firence, në via Fontana, të cilën Elona e kishte marrë me qira për prindërit e të dashurit të saj. Sipas akuzës, 37-vjeçarja dyshohet se ka vrarë çiftin për t’i penguar ata të zbulonin se ajo kishte abortuar një fëmijë të ngjizur kur i dashuri i saj ishte në burg.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI