Flash

Basha akuza Ramës: Shpërdoron taksat për fluturime me avion privat

Lapsi.al 4 December 2021
Basha akuza Ramës: Shpërdoron taksat për fluturime me avion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përdor avion duke mbuluar kostot e tij me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Përmes një publikimi në Twitter, Basha shprehet se janë 52 milionë euro të shpenzuara për luks qeveritar, ndaj duhet vetingu në drejtësi.

Sipas llogarisë që ka bërë kreu i PD, 1 orë fluturim ka një kosto mesatare prej 15 mijë dollarësh dhe mesatarisht një udhëtim kap vlerën e 60 mijë dollarëve.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.  Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI