Flash

Paralajmërimi i Ramës: Mund të vijë momenti që pa vaksinim të ndaloheni për të shkuar në punë

Lapsi.al 2 December 2021
Paralajmërimi i Ramës: Mund të vijë momenti që pa

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe njëherë sot vaksinimin e detyruar të popullsisë. Në një prononcim për mediat pasi mori dozën e tretë, kreu i qeverisë bëri thirrje që të gjithë të vaksinohen. Rama tha se mund të vijë një moment që nënpunësit do të ndalohen të shkojnë në punë nëse nuk janë ta vaksinuar.

“Ju them të gjithë atyre që në radhë të parë janë nënpunës të vaksinohem sepse mund të vijë momenti që ndalohen të shkojnë në punë, po u ndaluan nuk do paguhen. Ju them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre me hap. Ju them të gjithë atyre që kanë dyqane të vaksinohen sepse do vijë momenti që dyqani mbyllet”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se edhe ata që kanë biznese do të ndalohen t’i hapin nëse  nuk janë imunizuar. Të njëjtën masë paralajmëroi edhe për çdo shtetas që futet në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI