Flash

"Masa të reja?"/ Rakacolli njofton vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e administratës, të supermarketeve dhe qendrave tregtare

Lapsi.al 2 December 2021
"Masa të reja?"/ Rakacolli njofton vaksinimin e detyrueshëm

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur këtë të enjte për të analizuar situatën me pandeminë në vendin tonë. Sipas Komitetit, në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të evidentuar apo të dyshuar si mbartës i mutacionit OMICRON.

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli ka njoftuar masat e reja që duhet të merren nga qytetarët. Rakacolli ka sqaruar se brenda datës 31 dhjetor duhet të vaksinohen punonjësit e qendrave tregtare, supermarketeve dhe ata të administratës.

"Bazuar në situatën epidemiologjike, fakti se jemi në stinë e dimrit dhe shtohet mundësia për të rritu infeksionet, varianti Omicron, për të parandaluar përhapjen e infeksionit, duke filluar nga sot çdo qytetar mbi 18-vjeç mund të bëjë dozën përforcuese të vaksinës, 6 muaj pas dozës së dytë. Deri më 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe në qendra tregtare duhet të vaksinohen pasi më 4 janar do të kërkohet certifikata e vaksinimit ose test COVID çdo 5 ditë. Rekomandojmë ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj me histori të udhëtimit 14 ditët e fundit na vendet e Afrikës së Jugut duke filluar nga data 3 dhjetor për 3 javë", tha Rakacolli.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI