Flash

Furgoni përplaset me Benzin në Maliq, lëndohen 6 persona

Lapsi.al 2 December 2021
Furgoni përplaset me Benzin në Maliq, lëndohen 6 persona

Një aksident me 6 të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Maliq.

Policia bën me dije se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, janë përplasur dy makina një furgon dhe një mjet tip Benz, duke lënë të lënduar drejtuesin e këtij të fundit dhe 5 pasagjerët që ndodheshin në furgon.

Fatmirësisht të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 02.12.2021, rreth  orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dita nis me vranësira

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun  dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para t...

07:52

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI