Flash

KLGJ i ul rrogën gjyqtares së akuzuar për korrupsion

Lapsi.al 1 December 2021
KLGJ i ul rrogën gjyqtares së akuzuar për korrupsion

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu. Kryetarja Naureda Llagami tha se KLGJ vendosi pranimin e masës disiplinore për uljen e pagës në masën 20% për një periudhë prej 6 muajsh. ILD kishte kërkuar ulje të rrogës në masën 40%. Kërkesa e ILD u bë pasi gjyqtarja Pajtime Fetahu, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u akuzua për korrupsion pas publikimit të disa fakteve të transmetuara në një emision investigativ në vitin 2017, ku, kundrejt një shume monetare, kishte marrë përsipër aplikimin e minimumit të dënimit për një të pandehur në paraburgim, që akuzohej për tre vepra penale.

KLD pezulloi magjistraten nga detyra dhe hetimi disiplinor, gjithashtu u pezullua, deri në përfundim të procedimit penal.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI