Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Moti i keq/ OSSH njofton: Situata është përmirësuar në 80% të vendit, vetëm 2 qarqe problematike

Lapsi.al 30 November 2021
Moti i keq/ OSSH njofton: Situata është përmirësuar në

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSH) ka njoftuar se në shumicën e vendit situata tashmë është përmirësuar. Në një njoftim shpërndarë për mediat, bëhet më dije se gjendja në shumicën e vendeve që ishin krijuar probleme për shkak të motit të keq është më mirë, në një nivel 80% të vendit. Probleme janë shfaqur në zonat rurale, të cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatësi dhjetëra km. Afro 95% e defekteve janë shfaqur në fshatra, zona të thella, ku me rënien e dëborës dhe shpejtësinë e erës deri në 150 km, kanë sjelle defekte në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Sakaq, vijon të ketë probleme në Dibër dhe Vlorë. Brigadat e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë prej më shumë se 3 ditësh, dhe puna është organizuar duke përforcuar zonat e caktuara me stafe shtesë dhe bazë materiale.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Mëngjesi nis me reshje

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të vijojë të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në ultësirën perëndimore reshje shiu. Nd...

07:42

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI